Rina Vuçetaj

Rina Vucetaj

Jam Rina,

Vajza e pasionuar pas librave, fjalëve të shkruara dhe shkences. E lidhur shpirtërisht me ata që nuk i praktikojnë bisedat e “vogla” dhe që kanë guxim të flasin edhe për anën jo-perfekte të jetës së tyre. E interesuar të të ndihmoj ty në krijimin e një jetë te përmbushur, pa frikë nga gabimet dhe me plot besim tek e nesermja.

Kam kaluar në faza të ndryshme para se të bëhem optimiste e pa lekundur. Sot jam e bindur se të gjitha pengesat i kemi në mendje, por ky mesim më ka marrë vite nga jeta para se të më ndryshonte plotësisht. Kam ndarë me ju shumë pjesë të rrugëtimit tim, në këtë menyrë kam mesuar sa të ngjashem jemi dhe sa e kotë është të perpiqemi të mbulojmë gabimet me fjalë boshe . Sot zgjohem në mengjes duke e ditur ku dua të shkoj dhe se nuk ka asgjë në botë që mund të më ndalë. Kjo ide më mbushë me dashuri për jetën dhe njerëzit, secilin minut dhe më besoni: është e vetmja menyrë jete që ja vlenë të jetohet. Qellimi im është të thej murin perfekt me të cilin ke rrethuar vetën, duke të rrefyer të dy medaljet e jetës time. Pastaj të të transmetoj dashurinë për jetën, besimin në ëndrra dhe forcën për t’u nisur drejt tyre – fjalë pas fjale.

Bota ka nevojë për shkelqimin tënd dhe TI ke nevojë të bësh hapin e parë plot guxim, para se ta kuptosh se frika është armik jo real të cilin ti do e kesh pranë gjithmonë, por nuk ka pse ta lejosh të të demtojë. Po nisemi së bashku…


“Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti.”
Toni Morrison

Kontakti

Për çdo vërejtje, sugjerim apo këshillë.

Kontakti

Pse Rinavucetaj?!

Nese e mesojmë sa pak ndryshojmë nga njëri tjetri, ndoshta do të fillojmë të duhemi më shumë. Kjo është arsyeja pse ekziston "Rinavucetaj". Ky është qellimi im.

NEWS LETTER