INSPIRIM

Mjaft me deshprim – ti meriton më shumë

Mjaft me deshprim – ti meriton më shumë

Disa njerëz janë natyrshëm të fortë. Çkado që ju ndodhë, e marrin si pjesë të jetës dhe e kanë atë energjinë “magjike” me anë të së cilës ngritën në këmb mengjesin tjeter dhe e vazhdojnë rutinen sa më mirë që munden. Normalisht që jo me të njejten energji por të pakten e kanë aftesinë që të mos e lënë një ngjarje ose person të caktuar të ja u ndalë ritmin e jetës dhe të ju marrë më shumë kohë.
Pooor janë disa të tjerë (siç kam qenë edhe unë për vite me radhë) që nuk i perballojnë gjërat kaq bukur. Kur bëhet fjalë për zhgenjimet, mbyllen më vete (ose në dhomë), refuzojnë të dalin, refuzojnë të qeshin… madje shkojnë deri aty sa t’i anulojnë sa më shumë prej gjerave që deri dje kanë qenë pjesë e rutinës së tyre ditore.
Kur e analizon më vonë situata duket dyfish e dhimbshme – dëmi në jetën tënde poashtu. Ti jo vetëm që i ke dhënë kohë dhe energji dikujt atëhere kur i ke besuar por edhe pasi e ke kuptuar se thjeshtë nuk ja vlenë. Shprehja e famshme “harroje dhe ec tutje” nuk është e lehtë të praktikohet.

Është shumë lehtë të mbesim në ciklin e deshprimit. “Këto më ndodhin mua gjithmonë”, “asgjë nuk menaxhoj si duhet”, “pse ju besoj njerezve të gabuar gjithmonë” janë shprehje që na fusin në ankth edhe më të thellë dhe na e veshtirësojnë vazhdimin e rutinës ditore. Në vend të kesaj, është e udhës të fillojmë ta trajtojmë vetën mirë sepse kjo është menyra si do të na trajtojë bota më pas.

Pranoje: merr kohë!
Mos pritë që mengjesin tjeter do të zgjohesh dhe gjithëçka do të jetë harruar. Para shumë vitesh unë doja të besoja në idenë se gjumi e tejkalon situatën e veshtirë. Sa herë që ndodhte diçka që më shqetësontë në çfardo forme, unë shkoja në dhomën time, sigurohesha të mos degjoj asnjë lloj zhurme dhe flija për disa orë. Në ato minuta para se gjumi të më dergonte atje ku zhgenjimi harrohej, më kujtohet se i thoja vetës me besim: pas pak minutash do të harrosh gjithça…
Por, siç e merrni me mend: si i hapja sytë gjeja rremujë - ashtu siç e kisha lënë.
Ajo që atëherë nuk e kam kuptuar është demin që po i shkaktoja vetës duke dashur të ikja gjatë gjithë kohës nga situatat që më krijonin dhimbje dhe njerëzit që më zhgenjenin. Dikur kjo më ishte bërë shprehi aq e madhe sa që sa herë perballesha me çfardo veshtirësie, krejtë çka doja nga ata që kisha perballë ishte të largoheshin në menyrë që të mund të flija për pak kohë.
PERBALLU! Rri në këmbë para cilesdo veshtirësi – sido që mundesh. Ikja nuk është zgjidhje. Deshprime do të ndodhin gjatë seciles periudhë të jetës – e rendesishme (shuumë e rendesishme) është të mesosh t’i menaxhosh në mënyrën më të mirë të mundshme. E cila është menyra më e mirë: RRI NË KËMBE pavarësisht situates. Mundohu ta mbashë vetën të zënë me aktivitete ditore sepse kështu do të ndiesh se jeta jote nuk është ndalur për shkak të nje personi ose ngjarjeje.

Çka ke mesuar nga kjo eksperiencë?
Mesimet, mesimet, mesimet… duket se nuk na ndahen kurrë. Është shumë e rendesishme të ulesh kur ndihesh i qetë dhe të kuptosh çka ke nxjerrë nga e gjithë kjo dhimbje, e që do e perdoresh si mesim në raportet tjera. Nese menyra si je trajtuar ka qenë burim i zhgenjimit, sigurohu që të mos e bësh të njejtën gje as me personin qe merr 5 minuta kohë nga jeta jote. Nese ke investuar shumë në një raport dhe papritur e ke kuptuar se ka qenë e njëanshme, premtoji vetës që do të presësh më gjatë herën tjetër para se t’i falësh një vend të posaçem një personi në jetën tënde. Mund të jetë çkado… ti vendosë. Prapa secilit zhgenjim janë të fshehura mesime të vlefshme, por shpesh ne jemi aq të zënë duke mallkuar, ankuar dhe qarë sa nuk lëmë kohë për reflektim.
Analizoji pritshmeritë e tua karshi njerëzve që të rrethojnë. Ndoshta je ti që po kerkon më shumë seç mund të të ofrojë një person i caktuar. Ndoshta i gjithë burimi i deshprimit tënd është fakti se TI kerkon nga ata që të rrethojnë më shumë kohë seç kanë… Thjeshtë bëhu i sinqertë me vetën në menyrë që t’i permirësosh raportet tjera falë kësaj eksperience.

Mjaft fole për fajin e tjetrit
Kur ti flet për menyrën si dikush të ka bërë të ndihesh, ti në fakt po i jep kontrollë të plotë mbi jetën tënde. Sa më shumë që e tregojmë të njejtën histori aq më shumë fillojmë të besojmë se ajo histori është fajtore për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur aty e tutje. Kesisoji truri jonë e pranon se rrethanat tona janë në duar të huaja dhe ne pos ankesave nuk mund të bëjmë gjë tjeter.
Fol nese kjo është menyra si ti lehtësohesh, pastaj NDALU. Vjen një pikë kur duhet ta lëmë pas krahëve çkado që na ka ndodhur dhe të flasim për eksperienca të bukura dhe pritshmeri të reja.
Kjo është e vetmja formë për t’u rritur.
Dhe…qershia mbi tortë: nese dikush na ka lenduar qellimisht, nuk thonë kot: hakmarrja më e madhe është SUKSESI GJIGANT!

Çka po pret?! ?
R.

Share shkrimin:


Dergo ne Facebook Messenger:



Ruaje ne Facebook:

Komentet:



Pse Rinavucetaj?!

Nese e mesojmë sa pak ndryshojmë nga njëri tjetri, ndoshta do të fillojmë të duhemi më shumë. Kjo është arsyeja pse ekziston "Rinavucetaj". Ky është qellimi im.

NEWS LETTER