::..RinaVucetaj..: - Fuqia e një historie: me çfarë fjalësh je duke e pershkruar vetën?

INSPIRIM

Fuqia e një historie: me çfarë fjalësh je duke e pershkruar vetën?

Fuqia e një historie: me çfarë fjalësh je duke e pershkruar vetën?

Kur asgjë, absolutisht asgjë, në jetën tënde nuk po shkon sipas planeve, e keqja më e madhe nuk është vuajtja. Jo, jo… vuajtja është pjesë e jetës së secilit në ndonjë periudhë dhe vjen tek ne për të na mesuar diçka të vlefshme. E keqja më e madhe është rehatia që e gjejmë brenda jo-rehatisë. Po tingllon si e pakuptueshme, qesharake…?! Pas 5 minutash nuk do të mendosh njejtë!

Fuqia e historisë që e krijojmë vet:
Ishtë një periudhë në jetën time kur për secilen pyetje që më bënte dikush, unë vihesha në siklet. Kjo sepse asgjë nuk po funksiononte. Asgjë. Ditët shkonin kot. Mendoja që po merrem me 100 gjëra njekohësisht dhe më pas e kuptoja që po e vrisja kohën dhe se në asnjë aspekt të jetës time nuk po bëja perpara. Në fund të ditës isha gjithmonë e mbushur me ankth.
Pastaj, boom, e gjeta një zgjidhje: një histori. Unë e mesova permendesh një verzion të historisë time, atë që e besoja në atë kohë, dhe fillova ta tregoj pa nderprerë. Shumicën e kohës i shmangesha takimeve me njerëz, refuzoja ftesat për kafe dhe largohesha sa më shumë nga mbrëmjet familjare. Por kur kontakti me të tjerë ishte i pashmangshem, unë kisha një menyrë për të mos u ndier pa vlerë, kur pyetjet më drejtoheshin mua: një histori .
Historia ime ishte e mbushur me viktimizim, dhimbje dhe zero mundësi për ndryshim. Gjithëçka që nuk po funksiononte në jetën time, ishte faji i rrethanave, moshes ose kujtdo tjetër.Unë nuk mund të bëja asgjë tash për tash. Arsyetimin e kisha në majë të gjuhës dhe rrefimi im kur po kalonte nga një person tek tjetri, veç sa bëhej edhe më i besueshem!
Të sqarohem: nuk po genjeja . Gjithëçka që tregoja ishte e vertetë. Shumë gjëra kishin ndodhur, planet nuk kishin funksionuar ashtu siç e kisha parashikuar. Njerëz të gabuar vertetë kishin ardhur në jetën time dhe humbjen më të madhe që mund ta kisha perjetuar ndonjëherë, e kisha perjetuar.
POR ajo që atëhere nuk e kam menduar është se: në secilen ngjarje unë kisha ZGJEDHUR si të reagoj dhe se ishte në dorën time ndryshimi, çdo ditë. Dhe se: në vend se të koncentrohesha në atë që NUK e kisha në duar, mund të zgjidhja të flas për gjithçka që kam ndermend të bëj për të rindertuar jetën time.
Unë e zgjodha rrugës më të lehtë – ndaj rezultati ishte gjithmonë e më i veshtirë për t’u jetuar.

Pjesa më e keqe nuk është fakti se unë i shkaktova atyre që më duan dhimbje, permes rrefimit tim të mbushur me “pse u desh të ndodhte kjo?”. Pjesa më e keqe (ajo që le gjurmë shpesh të pashlyeshme tek shumica e njerëzve) është se une fillova të jetoj brenda historisë QË E KISHA KRIJUAR VET! . Unë ndieja keqardhje për vetën dhe në këtë menyrë, pa vetëdije, vendosa standardin e asaj se çka do të ndienin të tjerët për mua. Unë fillova të besoj se gjithçka rreth meje ishte jo vetëm e pa kontrollueshme, por edhe e pandryshueshme në rrethanat që kisha. Unë jetoja secilen ditë duke pritur që të nesermen do të NDIHESHA NDRYSHE. Unë çuditesha nese dikush me lavderonte për çfardo veprimi sepse, sipas meje, çdo e mirë që vinte nga duart e mia ishte e rastesishme – nuk më definonte mua. Pastaj prisja, prisja, prisja… një ditë e mira do të vinte krejtë pa pritë në deren time.
GABIMET?
Uff, sa shumë. Më vjen ti shkund njerëzit që janë në poziten time të dikurshme, më duket se në atë menyrë do t’I kuptojnë të vertetat që më moren vite nga jeta:

Të mirën mos e prit, NISU perndryshe do të presesh gjaaaatë. Ndjenjat tona ndryshojnë vetëm nese ne vendosim më vetëdije të plotë të nisemi në kerkim të thesarit – në kerkim të një jete të mbushur me qetësi. Pritja veç sa na krijon mendime të errëta për vetën, pastaj i vulosë ato. Cilido veprim është më i mirë se të rrishë në vend duke ënderruar mrekullinë që s’ka për të ardhur kurrë.

Kujdes me menyrës si e tregon historinë tënde. Shpresë apo deshprim – çka mbanë rrefimi yt? Ndalo dhe mendoje për disa minuta: si pergjigjesh kur dikush të pyet “si je?”
Deshprimi rrefehet spontanisht sepse na pergatitë edhe ne për mos-veprim. Është më e lehtë të arsyetohemi sesa të nisemi, por a ja vlenë?
Gjuaje atë histori që e ke në majë të gjuhes, sa herë dikush të pyet si po shkojnë gjërat në jetën tënde, nese është e mbushur me viktimizim. Harroje para se të fillosh edhe vet të besosh se gjithëçka që po ndodhë rreth teje, po e ndryshon rrugëtimin tënd por se ti nuk mund të bësh asgje për ta ndalur të keqen. Fillo të flasësh për planet dhe vazhdo aty ku ke mbetur. Perndryshe, do të kapesh aq shumë pas të djeshmes, sa nuk do të arrishë të fluturosh më kurrë.
Keqardhje? JO FALEMINDERIT kur dikush na thotë se ne kemi të gjithë arsyet e botës për të qenë të rrezuar në tokë dhe se situata jonë shkakton dhimbje – ne e besojmë! Të gjitha fjalitë, të verteta ose jo, qe na bëjnë të besojmë së bota na FALË gabimet ndaj le të pushojmë edhe pak, janë shkatërruese.

Siç them gjithmonë: koha ecë, me ose pa ne.
Kur ti të kesh larguar të gjithë ata që dikush të kanë perkdhelur flokët, duke ju ke shkaktuar dhimbje për një kohë të gjatë përmes historisë së rrefyer një million herë, do të ndiesh ZËRIN E SË VERTETËS. Koha ka kaluar, njerëzit kanë ecur, ti e ke ndalur kohën përmes menyrës si i ke folur vetës.

Ky është kulmi i dhimbjes.
Para se ta prekesh: ndryshoje menyren si e pershkruan cilendo të keqe që të ka ndodhur. Fillo ta tregosh historinë tënde të mbushur me shpresë dhe jo me pendime. Gjeje qellimin dhe nisu drejtë tij. Koncentrohu te e bukua e kësaj jete – është e vetmja menyrë për të shijuar bukurinë e saj.

R.

Share shkrimin:


Dergo ne Facebook Messenger:



Ruaje ne Facebook:

Komentet:



Pse Rinavucetaj?!

Nese e mesojmë sa pak ndryshojmë nga njëri tjetri, ndoshta do të fillojmë të duhemi më shumë. Kjo është arsyeja pse ekziston "Rinavucetaj". Ky është qellimi im.

NEWS LETTER