INSPIRIM

Çka duhet t'i kujtosh vetës kur dikush nuk të trajton siç duhet

Çka duhet t'i kujtosh vetës kur dikush nuk të trajton siç duhet

Më kujtohet si sot, kur një arsimtar në klasën e pestë, më tha se jam llafazane dhe se llafazanët jo vetëm që nuk i donte aspak por i “shperblente” me 5 gishtat e dorës së djathtë. E ardhur prej një bote tjetër, një bote ku mesuesja më përkdhelte në secilin rast, u ndjeva aq e turpëruar sa gati e shpova bankën duke u munduar të bëhem e padukshme. Për vite me radhë jam munduar të ja deshmoj se një ore e sjelljes jo të hijshme (e me sjellje jo të hijshme nënkuptoja bisedën me një shoqe) nuk më definonte mua. Kur përfundimisht në klasën e nënte më tha se do të shkruante një enciklopedi për shkollën dhe se e deshironte një kopje të fletorës time me poezi, pasi po grumbullonte deshmi të nxënesve më të mirë, u ndjeva fitimtare. Tashmë mund te shkoja në gjimnaz e qetë dhe triumfuese. Për shumë kohë isha perpjekur të fitoj patjeter dashurinë e tij pasi
më kishin mesuar se dashuria e botës është peshore e vlerës time.
Po merrja frymë lirshëm - personi që më kishtë njoftuar më shijën e hidhur e të qenurit e gjykuar, po më vlerësonte tashmë…

Në gjimnaz situata ishte edhe më “interesante”.
Për vite me radhe e kam pyetur vetën pse një grumbull njerëzish vijnë për të kryer një punë të cilën nuk e duan. Aq më tepër kur menyra si ata sillen ndikon tek nxënesit të cilët, për fat të keq, rriten me idenë se nuk kanë zgjidhje tjeter pos durimit. Fytyra pa buzqeshje takoje në secilin kënd të shkollës së madhe. Profesor që ndiheshin të lumtur nese na e lexonin frikën në sy ishim aq shumë, sa që perjashtimet e pakta na e mbushnin zemren plot.
Më kujtohet kur një grup vajzash të klases vendosëm një mbishkrim të madh në murë për profesorin e Biologjisë. Me shkronja të medha e dashuri edhe më të madhe, e shkruam : “Të çmojmë…” shoqëruar me emrin e profesorit. Befasia nuk u realizua siç e planifikuam, për fat të keq, por sot e rendësishme është se, edhepse nder vite u harruan shume detaje, nuk u harrua edhe fytyra që në atë periudhe të jetës na shikonte plot butësi dhe na bënte të ndiheshim me vlerë. Ideja se në atë kaos dikush na çmonte, na e kishte ushqyer shpirtin gjatë gjithë shkollës së mesme. Edhe sot jam e lumtur që 10 minuta vemendje ja ofruam dikujt që e meritonte, pasi për fat të keq, pjesën tjetër të kohën e kaluam duke u munduar të “deshifrojmë” dhe t’i përshtatemi sjelljës së atyre qe na transmetonin frikë më shumë se njohuri.

Do të doja ta dija që atëherë se, bota është e mbushur me njerëz që nuk arrijnë ta duan vetën deri në atë pikë sa të më duan edhe mua.
Do të doja ta dija që, sado qe përpiqem nuk do të jem kurrë mjaftueshëm e mirë për secilin.
Se kohën e harxhuar në përpjekje, është më mirë të ja u falë atyre që ju qendrojnë pranë edhe mangësive të mia.
Se mendimi i një personi nuk e percakton të ardhmen time.
Se jeta ka mundësi pafund për të ndjekur dhe aq shumë dyer për të hapur, sa nuk ja vlenë të tkurremi e të gjykojmë vetën, vetëm pse dikush ka veç mllef për t’i dhënë botës.

Do të doja ta dija se menyra si e trajtoj vetën është menyra si e lejoj botën të më trajtoj.
Se dimenzionet e ëndrrave të mia nuk percaktohen nga njerëzit me horizonte të ngushta.
Se respekti im duhet të fitohet sepse UNË vlej më shumë se pozita e kujtdo, se krenaria e kujdo dhe se roli i kujdo në jetën time.
Do të doja të kisha mesuar shumë më heret se s’ka pse t’më duan të gjithë,
s’kanë pse të më buzëqeshin të gjithë,
s’kanë pse të më duartrokasin të gjithë,
s’kanë pse të më rrinë pranë të gjithë…
dhe se: jam e plotë, jam me vlerë, jam NË RREGULL kështu siç jam.

Do të doja ta dishë TI se koha jote është e kufizuar dhe shumë e vlefshme për t’u humbur me njerëz që janë vetëm perkohësisht në jetën tënde.
Nuk mund të ndryshosh asnjerin, nuk mund të ndihmosh asnjerin – nese nuk duan.
Rruga jote është vetëm e jotja dhe pranimi i të tjerëve nuk është pasaporta që të duhet për të ecur drejtë ëndrrave. Ti nuk je “mirëmengjesi i secilit” i shoqëruar me buzëqeshje. Kur vishesh me lumturi rrezatuese, dikujt do të ja vrasësh sytë– në rregull është. Nese synon të prekesh yjet dhe e thua me zë, dikujt do t’i pengosh – në rregull është. Nese fillon ta duash jetën aq shumë sa nuk ngopesh me detajet e veçanta të saj, dikujt do t’i ngjajë në teatër – NË RREGULL ËSHTË.

Ti rrezato, syno lart, duaj. Dhe kur ndeshësh me njerëz të zymtë, pa synime dhe plot mllef – edhe nese duhet t’i mbashë afer me trup, rri larg me zemer. Nese bëhesh objekt i kësaj zymtësië, kujtoja vetës që nuk është faji yt. Sa më herët që e mëson këtë, aq më mirë. Në të kundertën jeta jote do të jetë përplasje pyetjësh dhe zhgenjimësh: nuk do të arrishë ta kuptosh pse dikush nuk të ka trajtuar me po aq mirësi sa ti dhe nuk do të mund ta tejkalosh dhimbjën që ndjen në ketë rast.

Sado e dhimbshme që duket, njerëzit zgjedhin të kalojnë jetën duke lenduar të tjeret dhe është koha ta pranosh këtë fakt. Nuk e bëjnë me vetëdije, shpesh, por ne i falim botës atë që kemi për vete me tepricë.
Andaj, kur dikush të bën të ndihesh e vogel dhe e pa vlerë, kujtoje se kjo është menyra si ai e trajton vetën çdo moment – kjo është krejtë çka ka teper dhe si rezultat: e gjitha që mund të të falë ty.
Ti refuzoje me indiferencë “dhuratën” duke mos i kushtuar rendesi.
Pastaj kujtoja vetës: ti nuk je shporta që pranon diçka që dikush deshiron të hedhë.
Nuk ke pse të jeshë.

R.

Share shkrimin:


Dergo ne Facebook Messenger:



Ruaje ne Facebook:

Komentet:



Pse Rinavucetaj?!

Nese e mesojmë sa pak ndryshojmë nga njëri tjetri, ndoshta do të fillojmë të duhemi më shumë. Kjo është arsyeja pse ekziston "Rinavucetaj". Ky është qellimi im.

NEWS LETTER