::..RinaVucetaj..: - Nga Hirushja dhe Borëbardha, tek unë dhe ti

INSPIRIM

Nga Hirushja dhe Borëbardha, tek unë dhe ti

Nga Hirushja dhe Borëbardha, tek unë dhe ti

“Njëherë, në një kohë, një vajzë jetonte në vuajtje dhe mjerim …
… asgjë nuk mund ta shpetonte, pos ardhjës së një princi.
… kur Princi i bukur, me rroba plot shkelqim, pa fytyrën e vajzës, u dashurua në të dhe që nga ai moment vajza jetoi e lumtur pergjithmonë“
PIKË.

Në hapsirën e 3 pikave janë shkruar histori të ndryshme, ama këto 3 pjesë janë identike në secilën përrallë që e kemi lexuar gjatë femijërisë. Një vajzë e leckosur dhe një princ magjik shpetimtar, ishin pjesë e secilit tregim që e kemi admiruar unë dhe ti nder vite. Vajzës rrallë i pershkruhej ndonjë veçori tjetër pos bukurisë – për të mos thënë fare. Rrallë bënte ndonjë punë tjeter pos pritjës së princit – për të mos thënë fare!
Pastaj, booom, magjia ndodhte. Një princ e shpetonte Hirushen nga tortura që i bëhej nga njerka e saj, një tjeter e shpetontë Flokëgjatën (apo si e kishte emrin ajo vajza që jetonte në maje të një keshtjelle pa dyer?!! ) nga shtriga dhe një i tretë e shpetonte Borëbardhen nga vdekja.

Sepse princat vajza, princat ishin gjithandej…

Edhepse në shikim të parë mund të duket se të gjitha keto janë të pa rendesishme, e verteta është ndryshe. Ne jemi rritur me idenë që KEMI NEVOJË për një princ për të na shpetuar dhe zgjidhje tjeter nuk ka. Problemi nuk është vetëm tek fakti se princat si në perralla nuk ekzistojnë – problem është se ne duhet të mesohemi ta shpetojmë vetën.
Keto stereotipe, për fat të keq, nuk kanë hyrë vetëm në kokën tonë. Si shoqëri jetojmë brenda njërit nga verzionet e përrallave. Gratë duhet të jenë të forta sa për të kryer detyrat që ju “takojnë” por jo aq të forta sa të mos kenë nevojë për shpetim. Ky është roli që na është caktuar dhe çmimi që duhet ta paguajmë në kembim të të qenurit e pranuar nga shoqëria. Në hapsirën jashtë përrallave (pasi puthjet magjike/sheruese nuk ekzistojnë) ne kemi mesuar të ënderrojmë se do të “shpetohemi” në forma të ndryshme: më i zakonshmi është vendimi ynë për të mos ndjekur ëndrrat, duke besuar që dikush, në të ardhmen, do të punojë per ne.

Çka thonë faktet sot?

Sheryl Sandberg , drejtoreshë operative e Facebook-ut, dhe një nder gratë me më së shumti ndikim në botë, në librin e saj “Të bëjmë perpara” (të cilin ja rekomandoj fuqishëm çdo gruaje) thotë se “ne vëmë në rrezik synimet tona për karrierë që t’i lëmë vend partnerëve dhe femijëve që nuk ekzistojnë akoma.” Ky konstatim na e kujton një fjali teper aktuale edhe në kulturen tone, që shpesh ju drejtohet gjimnazisteve: “zgjidh një profesion tjetër sepse mjeksia nuk të len kohë për martesë dhe familje” osee “mesuesia është profesioni më i mirë sepse do të kesh kohë për fëmijë”.
Ne filojmë tkurrjen qysh në moshen 15 vjeçare për t’u pershtatur me familjen që nuk do e krijojmë (ndoshta) edhe 10 apo 20 vite – gjithmonë duke e pasur në mendje se në rast se rruga jonë nuk do të na ofrojë mundësi, PRINCI do të jetë aty për të na shpetuar.

Çka do të bësh TI PËR VETËN?!
Gjyshja ime, 75 vjeç, shpesh thotë se,për fat të keq, ka lindur në kohë të gabuar dhe se po të jetonte në këtë kohë me kaq shumë liri dhe mundësi, do t’i shfrytëzonte të gjitha. Sa herë që e thotë këtë fjali ndiej keqardhje për të dhe më pas ndjenjë e falenderimit më pushton: ne jetojmë në epokën me të mirë deri sot.
E megjithatë ne vendosim barriera imagjinare para vetës duke pretenduar më pak seç meritojmë dhe duke besuar se dikush do të na dorëzojë në pjatë të artë gjithçka që na takon. Perderisa ne presim, vitet kalojnë dhe mundësitë ikin.

1. Ka një karrike për ty
Nese zgjedhë të besosh në diçka dhe të nisesh drejtë një qellimi, në shumicen e rasteve do të quhesh “shumë e ashper për një femer” ose “shumë e dobët për të fituar çkado”. Është shumë e rendesishme të ndihmosh sa më shumë që mundesh, por jo deri në atë masë sa te demtosh vetën – edhe nese kjo pritet prej teje (sepse gratë këtë bëjnë – ndihmojnë, pa pritur asgjë në këmbim). Nuk është patjeter të të aprovohen vendimet dhe nese beson se do të ju ikësh gjykimeve po të pretendosh më pak, gabohesh. Karrika në vendin e punës është e jotja. Nese vendosë të mos ulesh, do të të quajnë të paaftë. Nese ulesh, do të të thonë se ke marrë vendin e huaj dhe (perseri) je e paaftë. ULU, ndihu rehat, s’ke pse i deshmon askujt asgjë.

2. Pyetje? Po, faleminderit
Në universitet, në konferenca të ndryshme, në trajnime… shuumë rrallë na ndodhë që gratë ose vajzat të ngrisin dorën për pyetje. Sa herë që kam thënë “PO” në këto raste, 100 sy të mbushur me çudi janë drejtuar kah unë. Duket se ajo që pritet nga ne është të zëmë pak vend dhe të bëjmë pak zhurmë. Kjo është pikërisht ajo që NUK duhet ta bëjmë. S’ka rëndesi nese ajo që ti sot thua para të tjerëve, është e drejtë ose me vend. E rëndesishme është të mesohemi se: nuk e kemi zënë vendin e huaj dhe se nuk jemi aty për të kryer detyrën që dikush beson që na takon. Sa herë që e mposhtë frikën dhe thua me zë diçka, ti i krijon vetës një mundësi të re. Dyert hapen vetëm nese t’i vendosë t’i shtyesh me forcë. E vetmja derë që dikush do e hapë për ty është ajo e veturës (gjë për të cilën, meqe ra fjala, nuk ke nevojë perderisa i ke 2 duart e tua).

“Njëherë e një kohë, një vajzë jetonte në mjerim…
… deri sa një ditë vendosi të ndryshonte rrënjesisht jetën e saj, edhe nese do t’i duhej të mundohej dhjetëfish.
E dinte se askush nuk do të vinte për ta shpetuar – madje nuk kishte nevojë. Gjithçka që i duhej ishte deshira për të mos u mposhtur pavarësisht rrethanave – diçka që ajo e kishte.
Lumturinë e ndertoi vet, pak nga pak, siç ndertohet gjithçka e veçantë dhe e qendrueshme në këtë botë.”
PIKË.

Share shkrimin:


Dergo ne Facebook Messenger:



Ruaje ne Facebook:

Komentet:



Pse Rinavucetaj?!

Nese e mesojmë sa pak ndryshojmë nga njëri tjetri, ndoshta do të fillojmë të duhemi më shumë. Kjo është arsyeja pse ekziston "Rinavucetaj". Ky është qellimi im.

NEWS LETTER